Grupi i viteve 2000, këngët e të cilit u shndërruan në hitet, që askush nuk i ka harruar, janë duke u përgatitur për një rikthim të tyre. Miri dhe Landi tregojnë se në muajin prill do të jetë gati për tu publikuar një tjetër projekt i tyre.
Ndërkohë në një intervistë për “Jo vetëm modë”, djemtë kanë treguar edhe për jetën e tyre personale.
Landi edhe pse larg skenës nuk është zhdukur nga media, ku shpesh herë vjen në vëmendje të saj, për lidhjen e tij të dashurisë me vajzën bojnde me emrin Jori. Ai gjithashtu ka shtuar se ende nuk ka ndonjë plan për një dasëm, por nuk ka përjashtur mundësinë për një martesë.
“Nuk kam ndonjë plan. Ajo mund të ndodhi nesër, mund të ndodhi edhe pas 10 vjetësh”, shprehet Landi.
Ndërkohë Miri tashmë tregon se është bërë baba. Ai prej kohësh jeton në Gjermani, dhe tregon se kur është aty ai përkushtohet totalisht familjes së tij. “Jeta ime në Gjermani është një jetë e qetë. Unë kur jam atje rri pranë familjes time. Merrem me edukimin e vajzës sime dhe punët e shtëpisë”, thë Miri cili shton duke qeshur se pas martesës së Landit do të realizojnë një film me tiltullin “Shtëpiak të Dërshpëruar”.


Më mirë pa Jastin Biber


Rita kapet mat me të dashurin e ri









Robert Aliaj vjen me një emision të tij?






