Ribashkimi i Selena Gomez me Justin Biber, duket se nuk ishte diçka e mirë për këngëtaren e cila filloi sërish të kurohej nga depresioni.
Tashmë ccifti ka marrë vendimin që të qëndroj disa kohë larg njëri- tjetrit dhe duket se kjo gjë është duke i shërbyer shumë mirë këngëtares e cila ka filluar t’i rikthehet jetës normale.
Gjatë ditëve të fundit ajo është shfaqur shpesh herë në rrugët e Los Angeles me mikeshat e saj duke shëtitur me bicikletë.
Në disa fotografi të publikuara së fundmi, këngëtarja bukuroshe shfaqet mjaftë e relaksuar dhe e buzëqeshur, cdo tregon se është shumë më mirë jashtë lidhjes me Biber.