KreuCelebrity

Arsyeja e sherrit me DJ Blunt? Ja si përgjigjet Gjiko

Prej disa kohësh tashmë, marrëdhëniet mes reperit Gjiko dhe DJ Blunt nuk janë aspak miqësore. Ishte DJ Blunt ai i cili shpërtheu ndaj Ledri Vulës dhe Gjikos në rrjetet sociale, duke mos i kursyer as ofendimet ndaj tyre. Por sherri i tyre nuk mbeti vetëm me disa ofendime në rrjetet sociale, pasi Gjiko dhe Shoshi shkuan menjëherë në shtëpin e DJ Blunt për t’u përplasur fizikisht me të.

Gjithsesi, pavarësisht të gjithë zhurmës mediatike, akoma nuk është i qartë shkaku që provokoi këtë sherr. I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, reperi Gjiko ka komentuar për herë të parë rreth kësaj çështje, por gjithsesi nuk ka preferuar të flasë gjatë.

“Kjo nuk është temë për televizor. Nuk ja vlen. Unë s’kam dalë këtu që të bëj marketing pa para”, u shpreh Gjiko. E ndërsa u pyet nga Ermali nëse e gjitha kjo bëhet vetëm për show, ai u përgjigj: S’ma merr mendja se mund të bëhemi aq të pashpirt, aq të këqij e të ulët.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF