KreuCelebrity

Jay Z e Beyonce kanë kopjuar Kaney dhe Kim?

Beyonce dhe Jay Z do të nisin së shpejti turneun e tyre të shumëpritur, “On The Run II”, i cili ka kohë që është paralajmëruar. Ishte Beyonce ajo që dha lajmin e mirë për fansat e çiftit, ndërsa tashmë janë publikuar edhe imazhet reklamuese. E si gjithmonë fansat nuk lenë t’i shpëtojë asnjë detaj!

Në imazhet që qarkullojnë, Beyonce shfaqet e zhveshur, ulur në një motoçikletë pas të shoqit. Dhe këtë pamje, fansat e kanë krahasuar me një skenë në videoklipin “Bound 2” të Kaney West, ku këngëtari shfaqet gjithashtu në një motor dhe përpara tij qëndron e zhveshur Kim. Nuk e mohojmë që imazhet janë të ngjashëm, por të kenë kopjuar Beyonce dhe Jay Z Kim dhe Kaney?

Dy reperët dikur kanë qenë miq të mirë së bashku, por çdo gjëje i erdhi fundi kur Kaney ofendoi publikisht Jay Z, e veç kësaj kritikoi edhe Beyonce për një video muzikore. Në përgjigje të këtyre, Jay Z deklaroi se nuk do t’ia falte kurrë Kaney fjalët që kishte thënë, mbi të gjitha për gruan e tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF