KreuCelebrity

Arilena në ditët e saj më të mira, së shpejti projekte të reja nga këngëtarja

Jeta e saj profesionale po shkon si nuk ka më mirë dhe suksesi nuk ka aspak ndërmend të ndalet. E kemi fjalën për këngëtaren Arilena Ara, e cila është në ditët e saj më të mira. Hiti i saj “Nëntori” i solli një sukses të padiskutueshëm, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më larg. “Nëntori” arriti të pushtoi klasifikimet në 24 vende të ndryshme të botës. Ndërsa pak kohë më parë, ajo mori edhe çmimin “Fenomeni i vitit”, në ceremoninë “The best Awords” në Paris. E tashmë, ashtu si edhe shumë këngëtare të tjera shqiptare, edhe Arilena po përpiqet të krijojë një karrierë në New York. Në një intervistë për “Jo vetëm Modë”, ajo ka treguar se gjërat po ecin mirë dhe së shpejti do të publikojë dy këngë të reja të saj, por nuk ka treguar asnjë detaj më shumë.

“Sapo kam ardhur nga New York. Unë jam e rezervuar nuk dua të flas shumë. Në New York kënga “Nëntori” sapo ka filluar të playohet. Atje shkova për të përcjellë muzikë të re, kështu që gjëra të reja do të vijnë shumë shpejt”, tregon Arilena.

E duke qenë në New York, nuk mund të mungonte edhe një takim me fotografin Fadil Berisha, e veç fotove fantastike, ajo tregon se ka marrë edhe një këshillë shumë të vlefshme nga fotografi i madh. “Ishte hera e parë që takova Fadilin. Ishim te studio e tij, bëmë një gjë të bukur, menduam për një set fotografik disi ndryshe. Ai më dashuroi unë e dashurova. Nga ai mora këshillën më të mirë: me këmbë në tokë dhe mëndje në kokë. Fadili e ka këmbën e mbarë dhe mendoj se do të ndodhin gjëra të bukura”, tha këngëtarja.

E sukseset e saj në muzikë i kanë marrë pa diskutim të gjithë kohën dhe energjinë, prandaj është e kuptueshme që 19-vjeçarja është ende single.  “Të them nuk ka kohë duket e çuditshme. Nuk është se nuk dua, nuk po e kërkoj, nuk planifikoj në lidhje me jetën sentimentale, por kur të ndodhë do të ndodhë dhe do të jetë diçka e bukur”, rrëfeu ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF