KreuCelebrity

Ledri Vula ndryshon look dhe na habit të gjithëve!

Kur flasim për Ledri Vulën, nuk e kemi fjalën vetëm për një ndër reperët më të suksesshëm të momentin, por edhe për një nga meshkujt më tërheqës shqiptar. E ndërsa vjen gjithmonë me projekte të reja për publikun, po kaq shpesh ai sjell dhe një look tjetër të tij. Për një kohë të gjatë me flokë të qethura shumë shkurt, pak kohë më parë ai vendosi t’i hapë rrugë kaçurrelave të tij natyrale.

Flokë të bukur pa diskutim, por me sa duket as ai, e as fansat e tij nuk ishin shumë të kënaqur me këtë mode. Jo që Ledri dukej keq, por të dyja palët ishin të sigurt që Ledri mund të dukej edhe më mirë se aq.

E më në fund ai e ka gjetur atë që i duhet. Reperi ka publikuar disa foto në Instagram, gjatë dasmës së një prej miqve të tij, ku tregoi edhe modelin e ri të flokëve. I veshur me kostum të zi dhe me ato flokë të çrregullt, Ledri duket thjesht Wow!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF