Në fund të vitit 2017, Arilena Ara solli për publikun katër këngë të reja. Balada, që i përshtateshin më së mirë festave të fundvitit, të punuara nga kompozitori maqedonas, Darko Dimitrov. Por Arilena nuk ishte e vetme këngëtare që do të sillte një bashkëpunim me të.
Pak kohë më pas ishte Elvana Gjata ajo që solli mini-albumin e saj me gjashtë këngë, të cilin e prezantoi në një koncert recital me të ftuar të zgjedhur. E bashkëpunëtori i rikthimit të saj, ishte gjithashtu Dimitrov. E jo vetëm kaq, por duket sikur ai ka ndjekur të njëjtën filozofi, pasi të dyja bukuroshet sollën një mini-album me këngë romantike. Por a është Arilena xheloze për këtë bashkëpunim të Elvanës me Dimitrov?
“Unë Elvanën e dua shumë si artiste, si njeri. Para shumë vitesh jemi takuar sa herë që kishim mundësi. Kam një respekt shumë të madh për të. Darko është kujdesur për mua që e vogël. Darko është një inspirim për muzikën dhe është gjë e mirë të punosh me të sepse mëson shumë”, tha Arilena.