Vetëm pak ditë më parë, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska u bënë prindër për herë të dytë, pasi erdhi në jetë vajza e tyre. Sigurisht i lumtur për këtë fakt, Ermali nuk ka hezituar t’i shfaqi emocionet e tij edhe në puntatën e sotme të “Xing me Ermalin”. E veç gëzimit, ai ka edhe disa rezerva.
“Java e kaluar ishte shumë e ngarkuar, kishim Ditën e Verës, vazhdojnë kapjet e drograve, por midis tyre unë u bëra baba për herë të dytë. Jam hequr pak, nuk mjaftonin të gjitha, por e di si është të bëhesh prind për herë të dytë? Me fëmijën e parë të shumëzojnë me zero, por me të dytin babai shkon me minus. Të gjithë vëmendjen e merr mami, bravo që solle në jetë engjëllin etj., po babi? Asnjeri si thotë faleminderit babait dhe as bravo, thjesht babi nuk ekziston”, tha me shaka Ermali.
Përtej shakave, Ermali falënderoi Zotin dhe gruan e tij, Amin të cilës i dhuroi edhe një puthje nga ekrani. “Përtej shakave unë jam shumë i lumtur dhe falënderues Zotit për këtë ditë që erdhi në jetën time dhe po i çoj një puthje gruas time Amit. Faleminderit që më bërë njeriun më të lumtur në botë”, tha Ermali.