Miqësia mes Xhesika Berberi dhe Adrolës ka nisur kohë më parë dhe është forcuar më shumë tashmë që të dyja shoqet punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë që kohët e fundit ato nuk janë parë shumë në shoqërinë e njëra- tjetrës, ku mediat rozë nëpërmjet lajmeve kanë bërë të ditur se miqësia mes dy shoqeve mund të ketë pësuar një krisje.
E ftuar këtë të shtunë në “Thumb”, Xhesika i ka hedhur poshtë dyshimet se mes saj dhe Adrolës nuk kishte më një miqësi.
“Unë dhe Adrola nuk jemi zënë dhe s’ka për të ndodhur kurrë. Jemi në zemrat e njëra-tjetrës.”,- është shprehur Xhesika e cila ka shpjeguar se Adrolës i është dashur të lëvizë drejt një tjetër qyteti ku ka edhe familjen që mund ta ndihmojnë edhe në rritjen e Troit. Megjithatë kjo nuk do të thotë aspak se ato nuk janë më shoqe.

Besi dhe Xhensila: Kur dy bëhen tre

Miss “Bum Bum” do të padise Ronaldon



Më mirë pa Jastin Biber


Rita kapet mat me të dashurin e ri









Robert Aliaj vjen me një emision të tij?



