Gaz Paja është një nga emrat më të dashur të humorit në Shqipëri, ku është bërë i njohur për rolet e shumta që ka interpretuar në skenën e “Portokallisë”. Së fundmi, Gazi ka dhënë edhe një shfaqje në teatër, ku ka interpretuar në“Darka e Lamtumirës” krah aktorëve Laura Nezha dhe Visjan Ukcenaj.
Ndërkohë, në një intervistë për “Lart e Poshtë”, aktori ka treguar shumë gjëra rreth karrierës së tij. I pyetur nga gazetarja Suada Daci se kë do të zgjidhte mes teatrit dhe “Portokallisë”, Gazi është shprehur padyshim teatrin madje ka premtuar se në vijim do ti përkushtohet më shumë këtij të fundit.
Po sa i takon konkurrencës në Portokalli, a ka Gaz Paja konkurrentë brenda spektaklit të humorit? “Drejtuesit aty bëjnë favore sipas tekave të tyre, por nuk shoh asnjë konkurrent aty. Fare, zero”, është shprehur ai.
Nga ana tjetër ai ka pohuar se ka shumë pak miq brenda show-t të humorit dhe se i mungon ish kolegu i tij, Bes Kallaku. “Tashmë janë shumë pak. Për Besin më ka marrë malli”, ka thënë Paja.








Besi dhe Xhensila: Kur dy bëhen tre

Miss “Bum Bum” do të padise Ronaldon



Më mirë pa Jastin Biber


Rita kapet mat me të dashurin e ri





