KreuCelebrity

Reagimi i plotë i Ilda Bejlerit: Opinionistët si Muçi, arsyeja pse ‘dallëndyshet’ shtegtojnë larg!

Opinioni i fundit i Mustafa Nanos lidhur me paraqitjen e Ilda Bejlerit dhe Bora Zemanit gjatë emisioneve sportive shkaktoi shumë debate e replika në rrjetet sociale, ashtu sikurse nuk e la indifirente Bejlerin duke ngacmuar disi figurën e Nanos me komentet e ndjekësve. Megjithatë, deri më tani nuk kishim parë ndonjë reagim më konkret se aq nga ana e moderatores, edhe pse mesa duket kjo e diel ka qenë ideale për një reagim nga ana e saj.

Ilda ka postuar në rrjetet sociale videon e një moderatoreje në Itali, ku kjo e fundit shihet e veshur me një fustan të shkurtër me dekolte të hapur. Në vazhdimësi, Bejleri ka sqaruar se arsyeja e mungesës së një përgjigje si duhet nga ana e saj kishte ardhur si pasojë e angazhimit në projektin “Rikthimi i Dallëndysheve”. “…nuk doja ta njollosja këtë super event, me llumin e opinionistëve që na rrethojnë. Ndoshta, kjo është një nga arsyet pse ‘dallëndyshet’ kanë vendosur të shtegtojnë larg”, ka shkruar ndër të tjera Bejleri, duke shtuar se gjithçka që ka ndodhur së fundmi është shkaktuar vetëm për pak vëmendje.

https://www.instagram.com/p/BgcQHJih6g6/

“Emisionin ja mbani mend besoj! Në çfarë ore dhe ku transmetohet…”, e ka përmbyllur moderatorja, për ta ritheksuar dhe një herë qendrimin e saj lidhur me ‘kërkesën për vëmendje’ nga ana e Mustafa Nanos. Shumë nga komentuesit kanë dalë kundër Bejlerit, duke argumentuar se Italia nuk kishte pse të ishte një ‘model’ lidhur me paraqitjen e prezantueseve të emisioneve sportive, ashtu sikurse kishte dhe nga ata që jepnin shembujt e të tjera vendeve, ku moderatoret shfaqen me shumë klas. Me pak fjalë, mbetet një debat i hapur…

A post shared by Ilda Bejleri (@ildabejleri)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF