KreuCelebrity

Binjake si Bey dhe Blue Ivy, ja si shkëlqyen nënë e bijë ne eventin e fundit

Blue Ivy tashmë është kthyer në qendrën e vëmendjes në familjen Carter, e duket se e ardhmja e saj është e përcaktuar që tani: të jetë ylli i ardhshëm i shoubizit! Në një nga eventet e fundit, vajza e Bey dhe Jay Z ka dëshmuar dhe një herë se prindërit përkujdesen në maksimum, që fokusi të jetë vetë ajo në daljet publike. Ku ka shkuar familja këtë herë?

https://www.instagram.com/p/Bfq9VKqlEoA/

E mbrëmshmja mblodhi disa nga emrat më të njohur amerikanë, dhe jo vetëm, në ceremoninë e dytë të Wearable Art Gala. Kryesorët e kësaj nate ishin Tina Knowles Lawson dhe Richard Lawson (mamaja dhe njerku i Bey), të cilët drejtuan evetin nga fillimi e deri në fund. Beyonce shoqërohej edhe nga Jay Z, ndërsa për veten dhe për vajzën kishte zgjedhur prezantimin kokë e këmbë me dizenjo ari.

https://www.instagram.com/p/Bgc-k0wFTTq/

Dukej si një binjakëzim në pamje mes Bey dhe Blue Ivy, ashtu sikurse të pranishmit nuk reshtinin së bëri foto e filmime. Këngëtarja nuk e mbylli mbrëmjen me kaq, pasi u nderua me një çmim të veçantë lidhur me punën e saj humanitare. Mes emocionesh, Bey e lidhi fjalimin e pranimit me marrëdhënien speciale nënë e bijë, e nuk harroi të theksonte se sa me përgjegjësi ishte mbajtja e një arritje të tillë.

https://www.instagram.com/p/Bgc8nVVFDe9/

Si gjithmonë, familja Carter nuk lë rast pa treguar pse cilësohen kurdoherë si unikë…

https://www.instagram.com/p/BgdE8l_FGrl/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF