Prej disa javësh, në ekranin e TV Klan, ka nisur talent show ‘Virtuozët’ nën drejtimin e sopranos së njohur Inva Mula. Karriera e saj si soprano është e mbushur me suksese, por ajo na ka ‘çuditur’, në kontekstin pozitiv të fjalës, me mënyrën e prezantimin.
Inva e ka shprehur më herët që nuk është qëllimi i saj të ndryshojë profesion, por se prezantimi i vjen natyrshëm. Megjithatë, ajo që ka rënë në sy, në gjashtë puntatat e transmetuara deri më tani është veshja e saj. Inva ka zgjedhur të mos guxojë me ngjyrat, duke i qëndruar besnike të bardhës dhe të zezës.
Me një stil shumë klasik, elegant, si një franceze e lindur, Invën në rolin e moderatores e kemi parë të veshur vetëm vetëm me kë dy ngjyra.
Të shohim nëse do të guxojë në puntatat e ardhme, apo do të vazhdojë t’u qëndrojë besnike të bardhës dhe të zezës…












Besi dhe Xhensila: Kur dy bëhen tre

Miss “Bum Bum” do të padise Ronaldon



Më mirë pa Jastin Biber


Rita kapet mat me të dashurin e ri

