KreuCelebrity

Kush paguan për veshjet e bukura të Meghan? Pyetja që të gjithë ja kemi bërë vetes!

Fillimisht, Meghan na mrekulloi të gjithëve me veshjen e saj Ralph & Russo, me vlerë 78.000 dolarë, në fotot e ditës së fejesës. Më pas kemi një sërë veshjesh mbreslënëse të saj, në çdo event ku paraqitej. E kush mund ta harrojë lookun e saj ditën e Krishtlindjeve? Ndërkohë që pjestarja e ardhshme e familjes mbretërore na mahnit me çdo veshje të saj, natyrshëm lind pyetja, kush i paguan ato fatura aq të shtrenjta? Dhe tani duket se e kemi një përgjigje.

Sipas “People”, aktualisht janë vetë Meghan dhe Princ Harry që paguajnë per veshjet e saj, por gjërat do të ndryshojnë kur ata t’i thonë njëri-tjetri “Po” më 19 maj. Veshjet e Meghan për udhëtimet zyrtare do të paguhen nga ndihma që Princi Charles i jep Princ William, Kate and Harry nga të ardhurta e tij, që kap vlerën 28 milion dollarë.

Në të njëjtën mënyrë paguhen edhe rrobat e Kate. Asistentja e saj merr disa opsine të ndryshme nga stilistë të ndryshmë dhe, pasi Kate zgjedh një veshje, të tjerat kthehen mbrapsh. Dhe mendohet se të njëjtit procesh do t’i “nësnshtrohet” edhe Meghan pas martesës.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF