Dy ditët e fundit kanë pushtuar portalet me lajmin për ardhjen në jetë të vajzës së Amit dhe Ermalit. Jo më larg se sot, u zbulua dhe emri i vogëlushes; një zgjedhje e veçantë, ashtu sikurse dhe këngëtarja me famë botërore, Sia. Sot, me nisjen e formatit “Në kurthin e Piter Pan”, i ftuari i parë ka qenë Ermal Mamaqi, i cili është përballur me pyetjet e fëmijëve të zgjedhur.
Fillimisht, ka qenë Alketa ajo që ka uruar publikisht Mamaqin për ardhjen në jetë të Sias. Jo vetëm kaq, pasi Vejsiu ka zbuluar një detaj interesant nga çastet e lumtura që ka përjetuar çifti. Ajo ka treguar për publikun se Ermali i kishte dërguar një video, gjatë lindjes së Sias, duke gjetur kështu rastin për të shprehur vlerësimin maksimal për Amin, e cila kishte zgjedhur rrugën natyrale për të sjellë në jetë vajzën.
Alketa ka rrëfyer se Ermali i ka qendruar bashkëshortes pranë në çdo moment, duke i dhënë të gjithë suportin dhe dashurinë e nevojshme. Zgjedhje ideale kjo e Amit!



















