KreuCelebrity

Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë vajza e tij

 Vokalisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka është bërë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Lolita pritën sot fëmijë e tyre të parë, një vajzë bukuroshe të cilën e kanë quajtur Una. Lajmin e  ka bërë të ditur vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Fryma jote e parë, na e mori tonën… #UnaQaka”, ka shkruar Besniku në një foto ku duket një pjesë e fytyrës së vogëlushes. Besniku dhe Lolita i dhanë fund beqarisë vitin e kaluar në një dasmë madhështore.

Dhe këngëtari nuk ka pasur vetëm jetën personale kaq aktive, pasi nuk ka lënë pas dore as atë profesionale. Së fundi ai ka publikuar edhe baladën “Harrom”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF