Fëmijët bëhen shpesh burim lojërash edhe për të mëdhenjtë, e në këtë pikë, të vegjëlit nuk njohin as famë e para. Një nga çiftet që e ka ‘pësuar’ së fundmi ka qenë Jenna Dewan dhe Channing Tatum, të cilët e kanë gjetur veten me fytyrë të transformuar në këtë fillim jave. Arsyeja? Vajza e tyre vogël!
Everly mesa duket do të nisë një karrierë si grimiere e suksesshme në të ardhmen dhe këtë mund ta thuash me siguri kur zbulon imazhin e ri të Jenna-s dhe Channing. Aktorja ka postuar foto të sajat dhe të bashkëshortit, ndërsa rezultatet janë sa komike, aq dhe magjike. Vogëlushja duket se ka shpërfaqur të gjithë kreativitetin mbi fytyrën e prindërve dhe këta të fundit kanë qenë tepër krenarë për ta publikuar punën e Everly.
Nuk i kishim parë Dewan dhe Tatum në këtë lloj versioni më parë, por duket se aktorët nuk i kanë rezistuar dot rezultatit të lojës së vajzës së tyre. Eh, fëmijët!



















