KreuCelebrity

Dha dorëheqjen apo e kanë hequr? Rudina Xhunga flet për herë të parë për largimin nga Vizion Plus

Largimi nga Top Channel i Sokol Ballës u shoqërua me reagime të shumta.

Pas 12 vitesh në këtë ekran, Balla njoftoi largimin e tij drejt një tjetër TV, në Vizion Plus, ku do të kishte të njëjtin emision që qëndër të së cilës do të ishte aktualiteti politik. Nisur nga kjo, duke qenë se Vizion Plus e kishte një emision të tillë, “Dritare” drejtuar nga Rudina Xhunga, qëndrimi i saj u vu në pikëpyetje. Disa zëra thonin që e kishin larguar, e ndërsa të tjerë që ishte larguar vetë.

E ftuar mbrëmjen e djeshme  në spektaklin ‘Në kurthin e Piter Panit’, Rudina Xhunga ka folur për herë të parë rreth këtij largimi, e cila deklaroi se ka qenë një zgjedhje e saj.

“A dukem unë nga ato që hiqen? Unë zgjedh gjërat e mëdha dhe të rëndësishme, pëlqej gjërat e mëdha dhe nuk mund të bëj gjëra të dorës së dytë”, u shpreh ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF