Sigurisht që një princeshë duhet të duket e shkëlqyer, por Meghan Markle, e cila së shpejti do të martohet me Princ Harry-n, na ka treguar seriozisht shumë stile të saj, që nga dalja e saj e parë si e fejuara e princit.
Nga veshjet serioze, tek fustanet e shkurtër me ngjyra të ndryshme, Meghan u kthye shumë shpejt një ikonë stili dhe çdo gjë që ajo veshi u kthye në një trend të padiskutueshëm. Stili i saj elegant hijëzonte çdo personazh tjetër afër saj, duke lënë pas edhe dukeshën Kate.
E ndërsa presim 19 majin për dasmën e shumëpritur të aktores dhe Princit, le t’i hedhim një sy 30 veshjeve më të mira të saj.



















