Selena Gomez, përpos ngjarjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në jetën e saj, është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të disa fotove ku trupi i saj nuk ishte në formën e saj më të mirë.
Fundjavën e kaluar ajo u fotografua teksa po shijonte diellin dhe detin mes miqve, dhe shenja e operacionit ishte lehtësisht e dukshme. Selena nuk u mundua që ta fshihte për asnjë moment as shenjën e operacioni, por edhe as linjat trupore që nuk ishin ashtu siç jemi mësuar ne që t’i shohim tek VIP-at ndërkombëtarë. Pa dyshim komentet negative nuk munguan, megjithëse Selena Gomez zgjodhi t’i kthente përgjigje në mënyrën më të bukur të mundshme.
“Miti i bukurisë – një fiksim për përsosmërinë fizike, që vë në kurth gruan moderne në një cikël të pafund të pashpresë, vetëdijes dhe urrejtjes së vetes, ndërsa përpiqet të përmbushë definicionin e pamundur të shoqërisë për bukuri të përsosur. Unë zgjodha të kujdesem për veten, sepse dua të mos t’i vërtetoj asgjë askujt”, ka shkruar Selena.



















