KreuCelebrity

Po dilte nga kinemaja, sulmohet fizikisht nga persona anonim, reperi shqiptar

Një ndër reperët më të preferuar të momentit, Fero ka rënë pre e një sulmi fizik nga disa persona anonim.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në një qendër tregtare teksa Fero po dilte së bashku me një shokun e tij nga kinemaja. Sipas Expressit një veturë ishte ndalur para reperit dhe një duke e talluar dhe ofenduar.Besohet se u përpoq t’i shmangte, nuk ia doli me sukses. Burimet u shprehën se këta persona e rrahën, madje njëri prej personave që e sulmuan besohet ta ketë pasur edhe armë me vete.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij konflikti, por mendohet se ka qenë ‘konkurrenca mes të ngjashmëve’, nisur nga fakti që reperi i hitit ‘Gang Gang’ e ka cilësuar veten si të pakrahasueshëm me të tjerët.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF