Vendimi për t’u zhvendosur nga një shtet në një tjetër, aq më tepër kur distanca mes tyre është shumë e largët, është shumë i vështirë për t’u marrë.
Aq më tepër, e imagjinojmë, që ka qenë më tepër e vështirë për Big Bastën dhe Vesa Lumën, të cilët kishin ndërtuar një karrierë në Shqipëri dhe Kosovë, me një jetë realitivisht të mirë; kishin pranë familjen, paratë, suksesin, famën- shumë pak prej nesh mund të kishte zgjedhur që të largohej nëse do të kishte në jetë ato gjëra që listuam pak më parë.
Por duket se Big Basta ka menduar përtej atyre të miravë që mund të kishte. Prej pak kohësh ai është zhvendosur me familjen në Zelandën e Re. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vesa na ka treguar se Aucklan, në Zelandën e Re (vendi ku ato janë zhvendosur) renditet i treti në botë, për nga shtetet që ofrojnë një standart jetese shumë të lartë…g
Ai ka menduar për të ardhmen e fëmijës së tij dhe Vesa e ka vlerësuar shumë këtë vendim të bashkëshortit të saj, jo më kot e ka quajtur ‘gjeni’.



















