KreuCelebrity

Gigi Hadid na emocionon me postimin e parë pas ndarjes nga Zayn

Gigi Hadid sapo ndau në Instagram foton e saj të parë pas ndarjes me Zayn javën e kaluar. Ajo postoni një foto dedikuar një personi që është gjithmonë në mendjen dhe zemrën e saj dhe, nuk është ish-i dashuri, por motra e saj më e vogël Bella. “Më mungon motër” ka shkruar ajo krah fotos ku duket së bashku me të motrën të ulura në një makinë.

Bella akutualisht ndodhet në Shanghai, duke promovuar linjën e re të makeup-it të Dior, gjë e cila shpjegon shumë mirë edhe mallin e Gigit, pasi dihet që dy motrat janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Edhe pse ky shënon postimin e parë të Gigit, Zayn në fakt ka qenë gjatë të gjithë kohës aktiv, duke përditësuar llogarinë e tij të Instagramit.

Megjithatë, në postimet e tij shihet gjithsesi nëj lloj vetmie e zymtë. Që pas ndarjes së tyre, Gigi dhe Zayn janë parë të dalin në publik, por vetë. Zayn është parë në Miami ndërsa Gigi ndodhet në New York-un e ftohtë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF