‘Faleminderi Vera’, sa e sa herë mund ta kemi dëgjuar këtë fjalë nga Alketa Vejsiu.
Prej mëse 18 vitesh, ato janë një dyshe shumë e fuqishme televizive, por bashkëpunimi i tyre ka vijuar edhe përtej ekranit. Sot, Vera Grabocka feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim shumë special nga Alketa, studentja e saj më e mire, ku superlativat për mësuesen e saj nuk kanë munguar.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Alketa shkruan: Bibla e Profesionit dhe Televizionit @veragrabocka E kam lexuar dhe mesuar mire! Grazie Prof! Je nje legjende, je nje grua shume e madhe, por je vertete edhe nje Peter Pan qe nuk do rritesh asnjehere! Gezuar 10 Vjetorin. E di qe jam edhe nje nder studentet qe ke dashur me shume… Kete privilegj po e gezoj #18vitebashke.
Vera Grabocka është një prej emrave më me peshë në ekranet shqiptare. Për vite me radhë, ajo ka sjellë për shikuesit, spektakle shumë të suksesshme, që u kanë rezistuar kohës.



















