KreuCelebrity

Bukuroshet shqiptare që janë në pritje të një fëmije dhe mënyra e veçantë që na dhanë lajmin

Revista BORDO/ B.K

Me siguri ditëve të fundit keni dëgjuar shumë lajme të tilla si “këngëtarja konfirmonin lajmin e shtatzënisë” apo “bukuroshja shqiptare na tregon barkun e rrumbullakosur”.

Është e vërtetë, pasi 2018 ka qenë një vit, i cili ka ardhur me lajme shumë të mirat. Në fillim ishin lajmet për fejesën e Jon Gjebreas, Izmir Smalajt, Armando Sadiku, e ndërsa tani lajmet lidhur me shtatzënitë.  Në këtë artikull ne kemi bërë një përmbledhje të shkurtër të bukurosheve shqiptare që janë në një pritje të ëmbël.

Emina Cunmulaj

E veshur me një fustan blu të ngushtë pas trupit, që i tregonte paksa barkun e fryrë, në fillim të muajit janar Emina dha lajmin se familja e saj do të shtohet në numër. “Familja jonë po rritet”, shkroi ajo bashkangjitur fotos ku shfaqeshin të tre së bashku, Emina, vajza e vogël Ella dhe bashkëshorti i saj, Sam Nazarian. Për gjininë e bebes, nuk e kemi mësuar ende.

Blerina Braka


Është ndër të paktat këngëtare që ia ka dalur mbanë ta mbajë shumë private jetën e saj, përtej ekranit. Në një kohë që shumë prej nesh nuk e dinte që Blerina Braka ishte në një marrëdhënie, në festivalin ‘Kënga Magjike’, Blerina na tregoi se jo vetëm ishte e martuar, por edhe se ishte në një pritje të ëmbël.

Adelina Tahiri

Adelina Tahiri ka qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë, për fejesën me avokatin më të pasur në Maqedoni Serjoza Markov, më pas martesën, historinë e tyre të dashurisë me një diferencë të madhe në moshë dhe së fundmi për shtatzëninë. Pas disa zërave, Adelina e konfirmoi vetë lajmin nëpërmjet një fotoje ku shkruan: është djalë.

Erisa Xhixho

Gjatë kohës që ishte duke interpretuar këngën e saj, në spektaklin “C’est La Vie”, Erisa në një moment preku barkun e saj, duke na treguar se ajo pret një fëmijë. “Është një moment shumë i lumtur që po kaloj unë dhe familja ime, pra jam në pritje të një fëmijë të dytë”, u shpreh ajo. Eris aka rrëfyer se kishte dashur që këtë lajm ta jepte në një mënyrë të veçantë dhe pas disa videosh në internet, zgjodhi Beyonce-n.

Amina Shehu

Mjaftoi vetëm një foto, për të mësuar lajmin e bukur se modelja, Amina Shehu dhe Adonis Dollapi do të bëhen prindër së shpejti. Modelja bukuroshje është 6 muajshe shtatzënë e ndërsa ka ndarë me ne edhe gjininë e bebit: është djalë

Xhensila Myrtezaj

Është folur shumë lidhur me shtatzëninë e Xhensilës, por për arsye të ndryshme, këngëtarja zgjodhi që ta mohonte. Më pas nëpërmjet një fotoje në Liqenin e Como-s, aty ku ndodhi propozimi për martesë, në po të njëjtin vend zgjodhën të konfirmonin lajmin e bukur se së shpejti do të behëshin prindër për herë të parë. Deri më tani, Xhensila mban ‘kurorën’ e fotos më të pëlqyer në Instagram.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF