Data e sotme nuk shënon vetëm ditëlindjen e Vera Grabockës, por edhe të Ermal Mamaqit. Aktori ka marrë shumë urime nga kolegët dhe jo vetëm, ashtu sikurse një dedikim special e ka patur edhe për Grabockën. Por, ka qenë një urim në veçanti ai që ka tërhequr vëmendjen.
Ndoshta nuk pritej dedikimi i Rashelit, edhe pse kjo e fundit ka surprizuar me postimin e një fotoje të Ermalit. Mamaqi shihet i shtrirë në shtrat, me bluzën e ngritur, por e gjitha kjo ka patur një shpjegim. “Miku im i mirë Ermali beson në ligjin e tërheqjes, pra ai thotë përherë se universi i dëgjon dëshirat tona. Dhe po, Ermali më tërheq me fuqinë e tij të pamatë qesharake. Ermalin e kam dhe e dua si mik, se më bën përherë të qesh! Nëse universi i dëgjon dëshirat tona, atëherë miku im u bëftë 1000!”, ka shkruar Rasheli, duke shprehur kështu të gjithë konsideratën për aktorin.
E sa për foton, ajo ka sqaruar: “Prapaskenat e reklamave dhe kohërave më të bukura”. Me pak fjalë, Rasheli e vulosi dhe një herë marrëdhënien dhe raportet e mira që ruan me Ermalin, që pas largimit të papritur nga ‘Xing’-u.
https://www.instagram.com/p/Bgl4XXhBXZy/



















