KreuCelebrity

Një pritje e ëmbël siç e meriton, Emina realizon një set fotografik enkas për shtatzëninë e dytë!

Emina Cunmulaj është një ndër nënat e ardhshme të 2018-tës. Tejet e përkushtuar ndaj Elia-s, Emina duket se po e shijon edhe më shumë pritjen e ëmbël në këtë periudhë. Nuk kanë qenë të pakta herët që modelja ka shfaqur barkun e rrumbullakosur, ndërsa sot ajo ka postuar disa imazhe të reja.

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

Bëhet fjalë për një set të ri fotografik, ku Cunmulaj shfaqet krejt ndryshe. Ndër postime, e kemi parë shpesh shumë natyrale, pa grim dhe tejet të thjeshtë në përditshmëri, por Emina nuk e ka kursyer pamjen e kuruar me detaje për këto foto kaq të veçanta për të. E veshur kokë e këmbë me të bardhë, me flokët e ngritura lart dhe barkun që vërehet edhe më shumë, Cunmulaj ka realizuar një set edhe më të ëmbël se sa periudha që po kalon së fundmi.

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

Fotot janë realizuar në shtëpinë e saj në Los Anxhelos, vend ku e kemi parë më së shumti modelen. Një pamje ëngjëllore kjo e Eminës, apo jo?

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF