Mesa duket, 21 marsi ka qenë një ditë e veçantë në radhën e personazheve të famshëm shqiptarë. Përpos Vera Grabockës dhe Ermal Mamaqit, është Marsela Cibukaj ajo që feston ditëlindjen. Këngëtarja gëzon sot 34-vjetorin, e me këtë rast ka zbuluar edhe diçka të veçantë lidhur me veten.
Emrin e saj e kemi të dëgjuar edhe më parë, edhe pse nuk mund të klasifikohet ndër ata më të shpeshtit. Por, duket se gjithçka është ndërlidhur për emrin e Cibukaj. “Marrë emrin nga kjo ditë e bukur Marsi…21 mars 1984, ora 09.00, mami më tha që erdha bashkë me pranverën…Shumë urime për mua”, ka shkruar Marsela poshtë një fotoje të sajës, ku shihet e veshur me jeshile dhe lule të bardha në kokë.
Të shumta kanë qenë urimet nga të tjerë artistë, për këtë ditë kaq speciale për këngëtaren. Emër plot kuptim, Marsela!



















