Shumë shpejt pritet të fillojë ‘Dancing With The Stars’, formati që i kishte munguar për një kohë të gjatë ekranit. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë pjesëmarrës do të jenë disa nga ish-konkurrentët e edicioneve të kaluara dhe emrat tashmë janë bërë të njohur. Ky vit rikthen edhe Almeda Abazin në botën televizive shqiptare, në rolin e prezantueses.
Pikërisht kjo e fundit ka publikuar disa foto e video nga parapërgatitjet, pjesë e të cilave kanë qenë edhe disa imazhe nga skenografia. Konceptuar pak a shumë si edicionet e kaluara, duket se emocionet e natës së parë kanë nisur që tani. Pritet një spektakël ndryshe, bazuar në rikthimin e disa prej personazheve më të njohur të ekranit, të cilët e kanë përjetuar edhe më herët eksperiencën e kërcimit.
Fundi i këtij muaji do të sjellë dhe fillimin e formatit, e gjithçka mbetet është të presim edhe disa ditë më shumë. Ju pëlqen skenografia?



















