KreuCelebrity

Tani po bëjnë një pushim apo janë ndarë? Justin harron Selenën, fotografohet në krahët e një bjondeje

Nuk është folur ndonjëherë kaq shumë për Justin dhe Selenën sa vitin e fundit dhe shkak për këtë ka qenë ribashkimi i tyre. Teksa dukeshin më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit, u mësua se kishin marrë një pushim në marrëdhënien e tyre për shkak se familja e Selenës, më saktë mami i saj, nuk ishte aspak dakord me këtë rikthim.

25-vjeçarja ndodhet në Australi teksa po pushon me miqtë e saj, e ndërsa Justin në LA në koncert. Veprimi i këngëtarit ka ngritur dyshime nëse çifti është në një periudhë pushimi apo janë ndarë përfundimisht. Ai është fotografuar teksa po qëndronte në shoqërinë e një bjondjeje.

Sipas Entertainment Tonight, Bieber nisi të kërcente me të dhe të gjithë koncertin e ka shijuar në praninë e vajzës në zonën VIP në The Roxy, Los Anxhelos, shumë pranë njëri-tjetrit.

Çfarë po ndodh vallë me çiftin?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF