KreuCelebrity

Sa ka kushtuar veshja e Xhensila Myrtezajt, në dukje e thjeshtë, por qenka goxha e shtrenjtë

Që Xhensila Myrtezaj vishet shtrenjtë, këtë tashmë e kemi kuptuar.

Ajo është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave ditëve të fundit, pasi konfirmoi se është në pritje të ëmbël. Fotoja e saj, teksa Besi po i prekte barkun, u shndërrua me shpejtësi në foton më të pëlqyer në Instagram, duke ia rrëmbyer kurorën Ermalit, i cili qëndroi në vendin e parë me foton e vajzës së sapolindur, vetëm për pak orë.

Xhensila, ishte ftuar këtë të hënë ‘Në Kurthin e Piter Pan’ në TV Klan, ku barku i rrumbullakosur dukej lehtësisht, ndonëse ishte përpjekur ta fshihte duke veshur një fustan të gjerë. Ajo dukej si një princeshë me rozë të hënën mbrëma, një veshje në dukje e thjeshtë, por shtrenjtë.

Këngëtarja kishte veshur një fustan Twinset që kushton plot 185€ dhe një palë këpucë Jimmychoo plot 475€.


Goxha shtrenjtë apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF