KreuCelebrity

Debati në distancë Ilda Bejleri- Mustafa Nano, reagon zyrtarisht Digitalb

Debati mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos ka arritur tashmë në një tjetër nivel.

Pas regimeve dhe kundër reagimeve të njëri-tjetrit, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga media në të cilën punon Ilda, Digitalb. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Digitalb shkruan se debati ka mangësi që në zanafillë, debat sipas së cilëve është i ngritur gabimisht nga një joprofesionisti të fushës. Reagimi i tyre vijon duke thënë se Ilda, përveç se moderator, është gazetare dhe imazh, për këtë arsye, shprehen ata, se gjykimi  i vetëm njërit element të shkëputur nga të tjerët është thjesht dëshirë për protagonizëm, në rasti konkret nga ana e Mustafa Nanos.

“Digitalb, ka ndjekur me vëmendje debatin e ngritur ditët e fundit në lidhje me kritikat për veshjen e moderatoreve të emisioneve sportive. Digitalb, vëren me keqardhje që debati ka mangësi që në zanafillë. Së pari, ai është një debat i ngritur gabimisht mes një joprofesionisti të fushës dhe një moderatoreje, kur duhej të ishte një debat mes një profesionisti e një televizioni. Nëse ka diçka për t’u kritikuar në veshjen, sjelljen, moderimin, gazetarinë, regjinë, cilësinë e transmetimit a të panelit, apo dhe të çfarëdo elementi tjetër të një emisioni, përgjegjësia është e Medias përkatëse dhe debati e kritika duhet drejtuar drejt saj. Televizioni, për ata që janë profesionistë të fushës, është puna e një grupi njerëzve ku përgjegjësitë nuk i mban vetëm ai që del në ekran, por krejt ekipi që punon për të realizuar një produkt televiziv. Së dyti, për rastin konkret, moderatorja e sulmuar, znjsh. Ilda Bejleri, është njëkohësisht gazetare, moderatore dhe imazh. Në performancën e saj televizive ajo i sjell të treja këto cilësi në ekran, sepse të treja janë pjesë e punës dhe personalitetit të saj. Gjykimi i vetëm njërit element të shkëputur nga të tjerët është thjesht dëshirë për protagonizëm duke nxjerrë atë element jashtë së tërës. Dhe së fundi, televizioni shqiptar ka shumë nevojë për debat, një debat të hapur, publik dhe pa kompromise. Televizioni shqiptar vuan nga mungesa e profesionistëve dhe zëvëndësimi i tyre me surrogato ne moshe te vonuar; vuan nga seksizmi pa profesionalizëm dhe imazhi pa përmbajtje; vuan nga gjithologët që flasin për gjithçka dhe që dalin në çdo studio edhe se fundmi edhe si moderator programesh, e cila po behet nje tendence; nga varfëria e ideve e e personaliteteve atelevizive; vuan nga të vjetrit që nuk i lënë vend të rinjve; por mbi të gjitha vuan sepse televizionin e bëjnë ata që nuk e njohin televizionin. Për të tëra këto ka shumë nevojë për debat, veçse ky debat duhet të vijë nga profesionistët dhe ata që e njohin fushën. Një debat i nisur vetëm për audiencë personale dhe me sulme personale nuk i ndihmon askujt, madje as atij që e nis”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Digitalb.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF