KreuCelebrity

Lori Hoxha sërish një dedikim shumë të ndjerë për nënën e saj, kësaj here ka një arsye të fortë

E kemi parë Lori Hoxhën gjithmonë shumë aktive në rrjetet sociale, kur gjithmonë spikat me stilin e saj shumë unik në të veshur.

Nëse do t’i hidhnim një sy profilit të saj në Instagram, mund ta përkufizonim si një profil “egoist”, pasi është i mbushur me foto të sajat, në destinacione të ndryshe në botë, ndonëse jemi të bindur se ky nuk është qëllim në vetëvete. Sot është një ditë e veçantë në familjen Hoxha. Vjollca Hoxha feston ditëlindjen. Në një ditë kaq të veçantë, sigyrisht nuk ka munguar festa dhe urimet e shumta për pronaren e Top Channel, mes tyre edhe urimi publik i Lori Hoxhës.


Fashionistja ka postuar në Instagram një foto të një torte të mbushur me trëndafila shumëngjyrësh bashkangjitur së cilës ka postuar një dedikim shumë të ndjerë, për mamanë e saj.

“Për aq kohë sa t’i do të buzëqeshësh, ne do të jemi mirë. Gëzuar mam”, shkruan Lori.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF