Ndryshe nga moderatoret e tjera sportive, që janë pothuajse çdo ditë pjesë e mediave rozë, Vilma Masha, ka zgjedhur që të jetë më e kursyer lidhur me jetën e saj private.
Ajo ka deklaruar që në fillim se është në një marrëdhënie dhe se djaloshi fatlum nuk është me profesion futbollist, si shumë prej nesh mund ta kishte menduar nisur nga fakti që puna e saj ka të bëjë pikërisht me to. Vilma ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Në shtëpinë tonë’ në Top Channel së bashku me Alban Xhihanin, por kësaj here intervista nuk u zhvillua në studio, por duke bërë në ambient të hapur, pranë liqenit dhe ajrit të pastër.
Sigurisht Vilma nuk u ka shpëtuar pyetjeve për jetën e saj nga ekrani dhe partnerin që ka në krah përgjat këtyre viteve, lidhur me profesionin e tij, apo nëse është xheloz për Vilmën.
“Ai ka mbaruar për Shkenca Politike në Romë, por aktualisht punon në bankë. Nuk e ka gjetur veten, të paktën aktualisht në botën e politikës. Sa i përket xhelozisë, mendoj që fakti që ka jetuar jashtë dhe kjo ka ndikuar sigurisht, ka tjetër ndjesi ndaj femrës. Pastaj unë mendoj që xhelozia nuk vjen pa shkak”, u shpreh Vila.
Bukuroshja është ndalur të flasë për planet e saj në të ardhmen dhe nuk ka mohuar që mund të kemi së shpejti një dasmë, dhe pse jo një bebe, ndonëse tregon se nuk ka asgjë konkrete deri më tani, por do ia lërë kohës.



















