KreuCelebrity

Bella jep sugjerimin më të mirë të modelit të flokëve me vetëm 3 detaje të thjeshta!

Kudo që është Bella, fokusi drejtohet tek ajo. Kombinimet e saj janë unike dhe shpesh cilësohen si tendencat e fundit të një sezoni apo një tjetër. Gjithmonë e kujdesur për pamjen deri në detaje, Hadid ka treguar se stili minimalist mund të japë rezultate të mahnitshme.

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

Një nga zgjedhjet e fundit e të modeles ka qenë modeli i flokëve të kapura në formë bishti. Deri këtu nuk ka asnjë risi, por Bella është kujdesur t’i shtojë edhe dy detaje të tjera këtij stili. Fillimisht, ajo është siguruar të ndajë një pjesë të flokëve para me vijë në mes, duke krijuar kështu një kapje të veçantë dytësore. Më pas, Hadid ka zgjedhur që tufën e flokëve të kapura lart t’i lidhë me një shirit nga floku i saj natyral, duke fshehur kështu aksesorin që siguron një model të tillë.

Bella ka rikthyer në këtë mënyrë jo vetëm klasiken ‘flokë të kapura bisht’, por e ka risjellë këtë tendencë plot risi. Modele të ngjashme kemi parë dhe nga yje të tjerë, si Beyonce dhe Zendaya, duke vendosur kështu një tjetër tendencë për pranverë-verë 2018. Do e provonit këtë model?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF