Ardhja në jetë e Stormi Webster mori të gjithë vëmendjen e zakonshme. Ndonëse kurrë nuk u konfirmua zyrtarisht nga Kylie apo familja Kardashian, çdokush ishte në dijeni për shtatzëninë e Jenner. Tashmë, imazhi i vogëlushes është zbuluar nga vetë Kylie, por kjo nuk do të thotë që kjo e fundit nuk është e kujdesshme lidhur me Stormi-n.
https://www.instagram.com/p/Be3rTNplCHf/
Edhe pse disi e habitshme, mësohet se Kylie është shumë protektive lidhur me të bijën. Daljet e Stormi-t në ambientet e jashtme janë pothuajse të eleminuara nga plani ditor i vogëlushes, pasi Kylie i frikësohet pluhrave apo mikrobeve jashtë mureve të shtëpisë. Prandaj, çdokush që do ta takojë Stormi-n, duhet të rendi në shtëpinë e Kylie-t.
https://www.instagram.com/p/BfzEfy-lK1N/
Jenner i trembet ndonjë sëmundje apo viroze të mundshme, e për këtë arsye po e ruan Stormi-n më së miri. Një krizë paniku që prek shumë nëna të reja, e mesa duket Kylie nuk i ka shpëtuar këtij rrethi. Sa e kujdesshme, Jenner…
https://www.instagram.com/p/BgcGW5CgU3Q/



















