KreuCelebrity

Një emision për veshjen e saj në ekran, Bora Zemani i përgjigjet për herë të parë Mustafa Nanos

Pak javë më parë, në emisionin më të ri në ABC Neës, ‘Provokacija’, Mustafa Nano trajtoi veshjen e moderatoreve, e cila sipas tij, nuk ishte aspak etike.

Ndonëse ai u shpreh se nuk ka dashur që ta kthejë në personale, por të trajojë fenomenin, si shembull ai solli dy moderatoret e Digitalb, Ilda Bejleri dhe Bora Zemani. Kjo e fundit, ndryshe nga Ilda, nuk u bë pjesë e përgjigjeve dhe kundërpërgjigjeve që patën me njëri-tjetrin, por zgjodhi të distancohej.

Jo më larg se dje, erdhi dhe reagimi zyrtar i Digitalb, media ku punojnë dy bukuroshet, reagim i cili u postua më pas edhe në rrjetet sociale të Bora Zemanin. Në të gjithë deklaratën e Digital, Bora ka shkëputur një pjesë të saj, ku shkruhet se televizionin e bëjnë ato që nuk e njohin TV dhe se një debat me sulme personale, nuk i ndihmon askujt.

“…vuan nga gjithologët që flasin për gjithçka dhe që dalin në çdo studio edhe se fundmi edhe si moderator programesh, e cila po behet nje tendence; nga varfëria e ideve e e personaliteteve atelevizive; vuan nga të vjetrit që nuk i lënë vend të rinjve; por mbi të gjitha vuan sepse televizionin e bëjnë ata që nuk e njohin televizionin. Për të tëra këto ka shumë nevojë për debat, veçse ky debat duhet të vijë nga profesionistët dhe ata që e njohin fushën. Një debat i nisur vetëm për audiencë personale dhe me sulme personale nuk i ndihmon askujt, madje as atij që e nis”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Digitalb, postuar më pas nga Bora.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF