KreuCelebrity

Marina na shuan kureshtjen, na tregon si grindet me Luanën

Marina dhe Luana Vjollca janë rritur në ekran.

Ato janë bërë pjesë e televizionit që në moshë të vogël, si velina në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’, e ndërsa sot janë dy prej moderatoreve më të njohura dhe më të pëlqyera nga publiku. Gjithmonë kanë qenë bashkë, shpesh edhe në emisione të njëjta, por prej pak kohësh ato janë “ndarë”; Luana vijon punën në Top Channel, e ndërsa Marina është zhvendosur në TV Klan.

Megjithatë, gjithmonë për VIP-at, publiku kërkon të dijë diçka pëtëj asaj çfarë na shfaqet në ekran. Në rastin e Marinës dhe Luanës, ato duken që kanë një marrëdhënie shumë të mirë, por si çdo motër edhe ato grinden më njëra-tjetrën. Këtë na e ka treguar Marina nëpërmjet një video në rrjetet sociale, duke postuar dy mace që grinden sikur po përkëdhelen.

Por ka edhe kështu…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF