Muaji mars duket si një ‘garë’ mes sjelljes në jetë të vogëlushëve dhe lajmeve për pritjen e ëmbël në botën e personazheve vendas. Që në nisje të 2018-tës u fol shumë për vajzat e ekranit që priteshin të bëheshin nëna këtë vit, ndërsa kjo periudhë është mbushur me ‘ëmbëlsi’ në këtë drejtim. Një prej vogëlusheve që bëri bujë në portale ishte dhe Khloe, vajza e Zaimina Vasjarit.
https://www.instagram.com/p/BfTFE8sgIJf/
Zaimina u kujdes të tregonte detaje gjatë pritjes së ëmbël, e ndonëse e pranoi shtatzëninë publikisht pas shumë muajsh, profilin personal në rrjetet sociale e mbushi me foto e video ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur. Festa e organizuar para mbërritjes së Khloe mori të gjithë vëmendjen e nevojshme, deri sa Vajsari e bëri publike lindjen e vajzës para pak javësh. Kjo nuk e ka penguar këngëtaren të jetë pjesë e ekranit, ndërsa këtë herë rikthehet me intervistë në ‘Xing me Ermalin’.
https://www.instagram.com/p/BgDn8JUAu4u/
Ajo ka publikuar një foto, ku shihet krah Ermali të beshur si femër, teksa vërehet edhe karroca e Khloe. “Kur e zgjedh shoqen më të mirë se veten”, ka shkruar ajo me humor, duke bërë të ditur se puntata e nesërme e ‘Xing’ do ta gjejë në studion e këtij formati. Një tjetër imtervistë paraprake, Vasjari e ka dhënë rreth një javë më parë në ‘Pop Culture’, edhe pse pritet të zbulojë më shumë në emisionin e Ermalit.
https://www.instagram.com/p/BgrNIPhl8EP/



















