U kritikua së fundmi për një rikthim të mundshëm në tregun muzikor vendas, duke braktisur kështu Amerikën. Gjithçka rezultoi një thashethem, pasi Dafina nuk do të vononte të tregonte se sukseset jashtë kufijve vazhdojnë ende për këngëtaren. Që nga prezenca në klipin e French Montana-s e deri tek publikimi i albumit të ri, Duffye duket se po vazhdon punën njësoj si më parë.
https://www.instagram.com/p/BghJTgrAgpI/
Të gjithë e kemi vënë re dëshirën e Zeqirit për ta quajtur veten dhe femrat në tërësi ‘mbret’ ose ndryshe (në anglisht), King. Një epitet i tillë nuk do të shihet më vetëm në klipet apo fotot e publikuara nga Dafina, por edhe në bluzet të prodhuara nga vetë ajo. Mbishkrimi ‘King’ tashmë mund të jetë pjesë e koleksionit të garderobës tuaj, nëpërmjet shitjeve në rrjet.
https://www.instagram.com/p/Bgmr44xAY7Z/
Çmimi prej 25 dollarë i bashkangjitet këtij artikulli në faqen zyrtare të Dafinës: dafinamusicshop.com. Me pak fjalë, këngëtarja ka nisur edhe një tjetër angazhim të ri, me të cilin mund të korrë edhe më tepër sukses.



















