Me nisjen e një prej spektalekeve më të reja në ekranin e Vizion Plus, ‘Dancing With the Stars, ‘torta’ e audiencës do të ndahen në më shumë pjesë.
Konkurrenca mes tre televizioneve më të mëdha në vend, Vizion Plus, TV Klan dhe Top Channel, sa vjen dhe po bëhet edhe më e fortë dhe fatmirësisht prej saj është audienca ajo që përfiton. Sonte në mbrëmje në primetime, përballë njëri-tjetrin do të jenë tre emisione, të ndryshme për nga natyra dhe filozofia e tyre, por që paraqesin mjaft interes për publikun, i cili zgjedh që këtë orar ta kalojë në shoqërinë e TV.
Në TV Klan është ‘Zonë e Lirë’, emisioni i sjellë nga Arian Çani, që i ka rezistuar kohës, ku është një ndërthurhje mes politikës, sociales dhe shoëbizit, aty ku gjithsecili mund të gjejë veten. Nga ana tjetër, në Top Channel është Ledion Liço me ‘The Voice kids’, një garë dhe spektakël në qendër të së cilës janë fëmijët, e ndërsa në Vizion Plus rikthehet ‘Dancing With The Stars’, gara e kërcimit që bëri bashkë VIP-at shqiptarë.
Por cili është programi që ju pëlqen më tepër ? Revista BORDO ju fton të votoni në sondazhin e mëposhtëm.



















