Çfarë po ndodh?
Duket sikur të gjithë kanë pritur me padurim ardhjen në jetë të vajzës së Kylie Jenner. Pasi i nervozoi fansat, sepse fshehu shtatzëninë e saj dhe u zhduk nga internet për muaj me rradhë, ky veprim duket i ka sjellë asaj efektin e kundërt: tani të gjithë e duan dhe presin me padurim që ajo të postojë foto në Instagram dhe menjëherë, me shpejtësinë e dritës shndërrohet në foton më të pëlqyer.
Vendin e parë, të dytë dhe të tretë për foton që ka marrë më shumë pëlqime në historinë e Instagramit në të gjithë botën e mban e vogla e shtëpisë Kardashian/ Jenner. Në më pak se 24 orë, në postimin ku ka publikuar për herë të parë një selfie me Stormin, Kylie ka marrë mbi 11 milion pëlqime dhe mijëra komente.
Epo, Kylie e ka ndarë mendjen që do thyejë rekorde dhe ne po e ndihmojmë që ta bëjë këtë gjë. Punë e paqme Kylie…



















