Gjithçka ka shkuar ashtu siç duhet dhe asgjë nuk ka shkuar ashtu siç duhej.
Mund të duket si një lojë fjalësh, por jo. Është thjesht një përshkrim i vogël i një episodi sa të bukur, aq edhe “të keq” në ‘The Voice Kids’. Performanca e Denisit, një nga konkurrentët në grupin e Eneda Tarifës ka qenë e shkëlqyer dhe ka mahnitur të gjithë publikun, përfshirë edhe vetë trajneren e grupit, për këtë arsye ajo nuk nguroi që t’i jepte një përqafim për emocionet që konkurrenti i saj përcolli në skenë.
Por ky moment, u shoqërua me një incident të vogël, të cilën Eneda e kaloi me shumë sportivitet. Teksa po shkonte të përqafonte Denisin, këngëtarja u rrëzua në mes të skenës. Pasi qeshi edhe vetë, Eneda u ngrit dhe tha se duhej diçka e tillë për të prishur syrin e keq.
Shpresojmë të mos jetë lënduar shumë…megjithatë të na falësh Eneda, por nuk mund të rrinim pa qeshur.



















