KreuCelebrity

Adelina Tahiri na zbulon dhomën e bebit, ndoshta shumë luks për të qenë e tillë?

Edhe pak muaj dhe Adelina Tahiri do të mbajë në krah djalin e saj të vogël dhe gjithçka po bëhet gati që kur ai të vijë në jetë të mos i mungojë asgjë.

Si çdo nënë tjetër, këngëtarja bukuroshe ka nisur nga përgatitjet dhe ka blerë karrocën, rrobat e para për të voglin e shtëpisë dhe ka nisur të mobilojë edhe dhomën e të voglit të tyre.  Ashtu sikurse edhe në pjesën tjetër të shtëpisë, ngjyra e arit nuk kishte se si të mungonte as në dhomën e bebit. Bukuroshja ka ndarë me ne disa foto në rrjetet sociale, ku shohim që mbizotëron ngjyra e bardhë dhe e arit, me një stil shumë klasik, po aq sa edhe modern.


Adelina Tahiri ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë moajt e fundit, në fillim për fejesësn, martesën e papritur me avokatin më të pasur në Maqedoni Serjoza Markov, e ndërsa së fundmi për shtatzëninë e saj.

Edhe nëse nuk ka asgjë të re nga ajo, Adelina sigurohet që ta rrëmbejë vëmendjen e tyre, kështu që edhe për pak kohë do vijojmë të flasim për Adelinën…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF