Almeda Abazi u bë e famshme në Turqi me pjesëmarrjen në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, si dhe prezencën në spektaklet ‘Survivor’ apo ‘Dancing With The Stars Turkey’. Martesa e saj me aktorin Tolgahan Sayişman e vulosi dhe më shumë qendrimin dhe aktivitetin e saj në kufijtë turq, duke bërë që Abazi të shkëputet disi nga rrethi i angazhimeve në Shqipëri. ‘Dancing With The Stars Albania’ e rikthen këtë herë Almedën si prezantuese në ekran, por çfarë mendon ajo për këtë eksperiencë?
Në një intervistë ekskluzive për T7, Abazi ka theksuar se nuk është menduar gjatë pas ftesës nga produksioni i DWTS. Ajo ka shtuar se i mirëpret kurdoherë ftesat nga Shqipëria, ashtu sikurse është shprehur se ndjen shumë emocion dhe përgjegjësi mbi marrjen përsipër të peshës kryesore të spektaklit. Sa për konkurrentët, Almeda ka thënë se është miqësuar me të gjithë, ndërsa për aftësitë e tyre në kërcim, ka thënë se sipas saj, janë pothuajse në të njejtin nivel me profesionistët.
Një eksperiencë e tillë vjen si risi për Abazin, ashtu sikurse shënon dhe rikthimin në botën e spektaklit shqiptar pas një pauze të gjatë. Do ta ndiqni sonte DWTS?
https://www.instagram.com/p/BgoIqPeFP8h/



















