Në rast se e keni humbur: Gigi Hadid dhe Zayn Malik njoftuan ndarjen, pas dy viteve lidhje. Çifti la të nënkuptohet se shkak për këtë është bërë lidhja e tyre në distancë, por treguan se ndarja ishte e paqtë dhe se do të vazhdonin të përkrahnin njëri-tjetrin.
Sigurisht nuk është aspak një moment i mirë, për asnjëri prej tyre, por duket se Gigi është ajo që po e përjeton më tepër këtë ndarje. Na lejoni t’ju bëjmë një pyetje: nëse keni pasur fatin e keq dhe keni përjetuar edhe ju një situatë të tillë, cili ka qenë personi i parë që keni dashur të keni në krah e tëmqani në shpatullat e tij? Pa dyshim motra apo jo?
Edhe me Gigin ka ndodhur e njëjta gjë. Për shkak të angazhimeve të shumta, Bella nuk është pranë saj në këto momente. Mungesën e saj, modelja bukuroshe po e ndjen çdo moment dhe këtë nuk nguron që ta shprehë edhe në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka postuar disa foto kur ishin të vogla me mbishkrimin: më mungon zemra dhe shpirti im. Kam nevojë për përqafimin tënd.
Bella kthehu sa më shpejt, motra ka nevojë për ty…



















