KreuCelebrity

Tre muaj larg njëri-tjetrit, Almeda tregon si e priti Tolgahan rikthimin e saj në Shqipëri

Mbrëmjen e djeshme, startoi në ekranin e Vizion Plus spektakli ‘Dancing With The Stars’, një edicion special i cili riktheu sërish në këtë garë vipat që kanë spikatur në edicionet e kaluar. Me një juri, konkurrentë dhe skenë pothuajse të njëjtë, këtë vit e ndryshmja erdhi në prezantim. ‘Dancing With The Stars’ riktheu në Shqipëri Almeda Abazin, bukuroshen e cila prej vitesh është zhvendosur në Turqi.

Çiltërsia e saj në skenë, ia fshehu më së miri edhe gabimet e vogla që erdhën për shkak të gjuhës. Qëndrimi i saj për një kohë shumë të gjatë në Turqi, pa dyshim kishte bërë të veten dhe Almeda kishte vërshtirësi për të thënë disa fjalë në gjyhën shqipe, megjithatë duhet komplimentuar pasi ia doli mjaft mirë me sukses. Vitet e fundit, Almeda është kthyer në një personazh shumë të njohur pas martesës me aktorin turk Tolgahan Sayışman. Në një intervistë për ‘5e5’, pak para nisjes së spektaklit, Almeda ka rrëfyer se si e ka pritur ai Tolgahan largimin e saj drejt Shqipërisë.

“Tre muaj që do jem këtu. Por besoj se do shkoj ta takojë, ndonjë ditë. Varet nga angazhimet. Ai ka qenë gjithmonë ‘pro’ që unë të punoj, sepse jam një njeri që gjatë gjithë kohës unë dua të jem dhe ta ndjejë vetën sa më mirë. Dhe te marrëdhënia jonë, sa më shumë pa punë, aq më tepër vihen re në detaje në lidhje, mendoj që është më e shëndetshme kjo për një lidhje”, tregoi Almeda.


Bukuroshja nuk e ka përjashtuar mundësinë që Tolgahan të vijë në Shqipëri, kështu që vajza, bëhuni gati…

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF