Një garë e fortë mes televizioneve, moderatorëve, por edhe emisioneve.
Mbrëmjen e djeshme, tre mediat më të rëndësishme në vend, Top Channel, TV Klan, dhe Vizion Plus konkurruan njëra-tjetrën me emisione të ndryshme në karakter, por gjë ngjallin një interes shumë të madh për publikun. Nëse nuk do të transmetoheshin në të njëjtën kohë, padyshim të gjitha do të kishin shikueshmëri maksimale, por bota e televizionit nuk fuksionin në këtë mënyrë. Ato ishin vënë përballë njëra-tjetrës, duke bërë që ‘torta’ e audiencës të ndahet në më shumë pjesë.
Revista BORDO hapi dje një sondazh, ku ftoi lexuesit e saj të votonin se cilin nga emisionet e së premtes, ‘Zonë e Lirë’, ‘The Voice Kids’ apo ‘Dancing With The Star’ po shikonin. Sondazhi zgjati 24 orë dhe lexuesit bënë zgjedhjen e tyre. Me një diferencë shumë të madhe nga vendi i dytë, spektakli më i shikuar mbrëmjen e djeshme ishte ‘The Voice Kids’ me 71% të votave. Në vendin e dytë renditet Arjan Çani me ‘Zonë e Lirë’ 28% të votave dhe në vendin e fundit ‘Dancing With The Stars’.
Pra rendtija e TV ishte kjo: Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus.



















