Është një mënyrë e tij shumë e mirë e komunikimi me publikun, që është vlerësuar gjithnjë nga ekspertët të cilët analizojnë gjuhën jo verbale mes dy aktorëve që përfshihen në komunikim, dhënësit dhe marrësit: ruajtja e një imazhi të njëjtë, që e bën atë lehtësisht të identifikueshëm për masën.
Nëse do t’ju kërkonim që të na përshkruanin Arjan Çanin në aspektin e pamjes fizike, do të ishte fare e thjeshtë, pasi përgjatë gjithë këtyre viteve ai ka zgjedhur të mos dalë asnjëherë nga kornizat e kostumit të zi, por kësaj radhe ka ardhur disi ndryshe.
Ndoshta ju ndoshta nuk do e kishit vënë re, nëse Çani nuk do e kishte vënë në dukje, por në puntatën e mbrëmjes së djeshme, moderatori kishte zëvendësuar këpucët serioze me një palë atlete të kuqe, që binin shumë në sy. Pak kohë më parë, ai doli në ekran me mustaqe duke na zbuluar edhe arsyen, shkak ishte bërë një herpes, por kësaj radhe përveç se na tregoi se i kishte kombinuar me këpucët e Sofisë nuk na tha asgjë tjetër.
Ky ndryshim na sjell ndërmend dikë tjetër, për hir të së vërtetës…kryeministrin Rama. Ndoshta një ironi nga ana Çanit për kryeministrit… s’do ishte çudi.



















