Menjëherë pas përfundimit të spektaklit ‘Dance With Me’, Almeda Abazi është nisur drejt Turqi për shkak se bashkëshorti i saj, aktori Tolgahan Saygir është shtruar në spital. ‘Haber Turk’ shkruan Tolgahan ishte nisur drejt Afrikës, por është dërguar menjëherë në spital pasi i ka bërë reaksion vaksina e cila është e detyrueshme të bëhet.
Fatmirësisht ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por Almeda është nisur drejt Turqisë për të qëndruar pranë bashkëshortit të saj. Këtë gjë e ka dokumentuar edhe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Almeda Abazi është rikthyer në Shqipëri, si prezantuesja e edicionit special të ‘Dancing With The Stars’. Gjatë interviste që ka pasur më herët, ajo është shprehur se do të përpiqet që ta sjellë Tolgahan, aktorin e preferuar të vajzave në Shqipëri.



















